Bylisi siguroi ngjitjen në Superiore pasi u shpall skuadra kampione e Kategorisë së Para dhe skuadra ballshiote po vazhdon punën për të përforcuar skuadrën. Sot, janë zyrtarizuar dy përforcime për skuadrën e kuqe.
I pari është Edison Ndreca, mbrojtësi i majtë i cili sezonin e shkuar mbajti fanellën e Teutës dhe Kastriotit. Një përforcim shumë i mirë për skuadrën ballshiote, pasi Ndreca ka eksperiencë në Superiore dhe ka treguar ritme të larta.
Afrimi i dytë është mesfushori Donald Mëllugja. Mesfushori 24-vjeçar u aktivizua me skuadrën e Besës sezonin e shkuar, ku luajti 19 ndeshje dhe shënoi një gol në Kateorinë e Parë.
Njoftimi i Bylisit:
“Merkaton e nism me dy lojtare cilesore!
Edison Ndreca dhe Donald Mellugja jane pjese e skuadres sone per sezonin e ardhshem! Ndreca luan ne linjen e majte, ndersa Mellugja eshte mesfushor qendre. Puna nis zyrtarisht!”