Përforcimi i radhës, Taulant Seferi është kuqezi

Një tjetër lajm i shkëlqyer për kombëtaren shqiptare: Taulant Seferi është zyrtarisht kuqezi.

FIFA, nëpërmjet Departamentit të Statusit të Lojtarit, ka dhënë miratimin që Taulant Seferi të luajë për përfaqësuesen kuqezi, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Më parë Seferi, i lindur në Kumanovë, është aktivizuar me gjithë ekipet e moshave të Maqedonisë, por ka bërë kërkesë për të luajtur për Shqipërisë dhe tashmë kërkesa e tij është aprovuar, ashtu si ndodhi dje me Elvir Malokun, i cili në fakt priste prej dy vitesh.

Mesfushori 20-vjeçar është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi dhe do të luajë të hënën ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret e Europianit, ndaj Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online