Përforcime në staf, një kuksian rikthehet te Kukësi

 Klubi i Kukësit ka njoftuar rikthimin në klub të ish-portierit Ervis Koçi. 34-vjeçari dha dorëheqjen nga futbolli një vit më parë dhe ushtronte rolin e trajnerit të portierëve në ekipet grupmoshave të verilindorëve. Duke filluar nga sot Koçi do të mbajë rolin e zëvendës-trajnerit të portierëve në ekipin e parë.

Kuksiani ka luajtur për tetë vite me skuadrën e vendlindjes së tij, ku sezoni më i veçantë ka qenë ai i vitit 2011/2012, ku Koçi ishte portieri titullar në sezonin që çoi skuadrën kuksiane për herë të parë ne elitën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online