Perez kërkon ndihmën e ish-trajnerit, zbulohet përgjigjja!

Florentino Perez nuk po arrin të gjejë një trajner për Realin e Madridit. Eliminimi i turpshëm nga Ajaksi në Champions Ligë i dha fund dhe objektivit të fundit që i kishte mbetur gjigantit spanjoll.

“Los Blancos” shkatërruan gjithçka brenda pak ditëve. Tre humbje rresht në “Santiago Bernabeu”: 0-3 dhe 0-1 kundër Barcelonës mes Kupës së Mbretit dhe kampionatit dhe 1-4 kundër Ajaksit.

Një statistikë shumë negative për Realin e Madridit. Siç raportojnë mediat e vendit iberik, Florentino Perez ka bërë një telefonatë me Zinedin Zidan. Francezit i është kërkuar rikthimi në stol, madje që në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Vajadolidit.

Zidan ka pranuar në parim rikthimin te Reali, por për sezonin e ri. Trajneri ka mohuar mundësinë e rikthimit të menjëhershëm. Tashmë pritet se çfarë do të ndodhë në verë, pasi në garë për stolin e Realit janë dhe emra si: Hoakim Lëv, Maks Alegri, Mauricio Poçetino dhe Zhoze Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online