Perez i vendos çmimin Modriçit, “fiket” Interi

Prej disa ditësh mediat në Itali flasin për bisedime mes Interit e përfaqësuesve të Luka Modriç, me mesfushorin kroat që ka menduar largimin nga Reali i Madridit.

Megjithatë, nga Spanja vijnë lajme krejt të ndryshme, sepse si drejtuesit e Realit, ashtu edhe përfaqësuesit e lojtarit, mohojnë çdo lëvizje të mundshme këtë verë.

Krahasimi me largimin e Ronaldos nuk qëndron, sepse rrethanat janë shumë të ndryshme. Portugezi e kërkoi largimin, por që në janar, ndërsa Reali e lejoi të largohej pas Kupës së Botës.

Tani në Bernabeu askush nuk konfirmon ndonjë kërkesë të Modriçit apo bisedime mes drejtuesve e agjentëve të tij, ndërkohë që kontrata e yllit kroat përfundon në qershor 2020. Pas Botërorit Modriç është kthyer në një kandidat për Topin e Artë, por Reali nuk ka ndërmend ta lëshojë dhe e konsideron pikë kyçe të projektit të vet.

Edhe vetë presidenti Florentino Perez ia ka shuar shpresat Interit: “Mundësia e vetme që Modriç të largohet është që dikush të paguajë 750 milionë euro”, raporton Marca.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *