Florentino Perez është gati të hapë thesin dhe të përforcojë ekipin gjatë merkatos së verës. Ai ndalet te tre lojtarë gjatë fjalës së tij. Eden Hazard mund të quhet lojtar i “Los Blancos”, por presidenti pret zyrtarizimin e transferimit të belgut.
“Ka vite që e kërkojmë Hazard, shpresoj që ky të jetë i duhuri. Kam besim se do e transferojmë në Madrid. Eden është një nga futbollistët më të mirë që kanë mbetur.”
Kreu i Realit rikthehet të flasë për Kristiano Ronaldon. Perez zbulon shkakun e vërtetë të largimit të portugezit drejt Juves dhe e cilëson atë si blerjen më të mirë. Më pas Sergio Ramos.
Kapiteni ka një ofertë të parefuzueshme nga Kina dhe kërkon të lihet i lirë. Perez nuk pranon dhe e shpjegon në këtë mënyrë logjikën e tij.
“Ronaldo? Nuk u largua për shkak të problemeve me taksat. Ai dëshironte të ndryshonte dhe të provonte sfida të reja. Ronaldo ishte ekzemplar, padyshim blerja ime më e mirë që kam bërë ndonjëherë.
E takova Sergio Ramosin, ishte bashkë me agjentët e tij. Më kërkoi ta lija të lirë, pasi transferimet në Kinë janë shumë të komplikuara. Mund të bisedoj me të për këtë temë, por nuk mund ta lejoj të largohet falas. Reali nuk e shet falas kapitenin e vet, do të ishte një precedent i tmerrshëm”, përfundon Florentino Perez.