Ka akord mes palëve, Ksavi nis karrierën e trajnerit

Ksavi e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të nisur karrierën e trajnerit. Mesfushori i madh spanjoll i dha fund karrierës në Katar me ekipin e Al Sadit, aty ku luan që nga vera e vitit 2015.

39-vjeçarit i ka ardhur oferta e parë për të qenë trajner, diçka qe e ka befasuar. Al Sad ka vendosur t’i besojë pankinën Ksavit dhe palët kanë gjetur menjëherë akordin. Klubiu arab ka zyrtarizuar lajmin në faqen e vet në “Twitter”.

Spanjolli do të jetë trajneri i parë i ekipit, duke nisur që nga sezoni i ri. Ambientin dhe lojtarët i njeh mirë dhe kjo është diçka pozitive për një trajner të ri. Ksavi dëshiron t’i hedhë hapat një nga një, të krijojë eksperiencë dhe një ditë mund të realizojë ëndrrën e madhe: të drejtojë Barcelonën e tij të dashur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online