Perez bindet më në fund, vendos trajnerin përfundimtar për Realin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Reali i Madridit shkarkoi trajnerin e saj të mëparshëm, Hulen Lopeteguit, pas humbjes në “El clasico” me shifrat 5-1. Trajner i përkohshëm i madrilenëve u vendos Santiago Solari, i cili ishte në krye të ekipit B në atë kohë.

Rezultatet e trajnerit të ri kanë qenë mjaft të mira, teksa në katër ndeshje i ka fituar të gjitha dhe bilanci ka qenë mbresëlënës, ku ka shënuar plot 15 gola dhe ka pësuar vetëm dy të tillë. Pikërisht si pasojë, e këtyre rezultateve klubi i Realit ka njoftuar ditën e sotme marrëveshjen e arritur me Solarin.

Sipas faqes zyrtare të klubit madrilen, Santiago Solari do të jetë trajner i madrilenëve përfundimisht dhe jo në mënyrë të përkohshme tashme. Argjentinasi ka firmosur një kontratë, që e mban të lidhur me galaktikët deri në verën e vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *