Tomori shmang penalitetet, sytë nga Lushnja

Me fitoren që ka arritur në transfertë me Elbasanin në fushën e Cërrikut, Tomori i ka bërë jo vetëm një mbyllje dinjitoze fazës së parë, por edhe ka realizuar objektivin që i kishin vendosur vetes përpara këtij takimi.

Duket se futbollistët beratas kanë rigjetur qetësinë e munguar në skuadër pas humbjes me Bylisin dhe tashmë kanë një arsye më shumë që të jenë të çliruar përpara klubit dhe presidencës, të cilët i kishin kërcënuar futbollistët me penalizime të tjera më të ardhmen, gjithnjë në rast se Tomori nuk do të fitonte ndaj Elbasanit.

Për mesfushorin Endri Mersini fitorja e fundit ka shumë vlera: “Erdhi në një moment që na nevojitej më shumë se kurrë, si në aspektin e renditjes ashtu edhe në atë të renditjes. Tashmë pushimi na jep qetësinë, por edhe mundësinë që të përgatitemi si duhet për ndeshjen e radhës sërish në transfertë ndaj Lushnjës.

“Fitorja ndaj Elbasanit tregoi se në transferta skuadra jonë luan lirshëm dhe pa komplekse, duke marrë shtatë pikë, që janë një sinjal pozitiv për ndeshjen e radhës në Lushnjë”, ka përfunduar mesfushori Endri Mersini.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online