Përballja e titanëve pa fitues, Uajlder mbetet mbreti!

Supersfida e boksit në peshat e rënda, mes Diontej Uajlder e Tajson Fjuri, ka përfunduar në barazim, me amerikanin që konfirmohet kampion, duke qenë se i mbetet kurora, në pritje të një datë të re për sfidën me gjigantin Fjuri.

Një sfidë epike, mes dy boksierësh që në mënyrën e vet kërkuan ta fitonin betejën dhe në mënyrën e vet e merituan.

Uajlder ka një goditje të tmerrshme, të djathtën me të frikshme në sport, por Fjuri ishte si një ngjalë  iu shmang me zgjuarsi për pjesën më të madhe të takimit.

Anglezi dha shumë goditje dhe rezistoi në mënyrë fantastike, por mori një goditje të fortë në hundë duke u gjakosur, më pas ra knock down në raundin e nëntë dhe sërish në të 12-tin, kur me zor evitoi mbylljen e takimit për knock out.

Megjithatë, tre gjyqtarët e ndeshjes dha verdikte shumë të përafërta dhe pikët rezultuan në ekuilibër total, me sfidën që u mbyll në barazim.

Uajlder ruan kurorën e peshave të rënda, por Fjuri është kampion në një fare mënyre, sepse është kthyer nga depresioni dhe ka munduar “djajtë” e tij, duke u ringjitur në majë dhe duke sfiduar për të qenë më i miri në boksin profesionist. Ky po, që është rikthim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online