Pa tifozë, por një sfidë ku të dyja ekipet do kërkojnë maksimumin e pikëve. Skënderbeu kërkon t’i shkëputet sërish Partizanit, kurse Tirana të afrohet me kreun. Sigurisht edhe për të humbur asnjëri ekip nuk do donte, pavarësisht se nuk firmosin për barazimin.
Korçarët vijnë në këtë takim pa një titullar të rëndësishëm si Bruno Dita. E zëvendëson një Bruno tjetër, Lulaj. Pjesa tjetër e formacionit është ajo që është parë zakonisht këto javë, me Abazin që rikthehet nga pezullimi dhe rimarr vendin e tij në të majtë të mbrojtjes.
Edhe Tirana ka shkuar në Korçë pa një lojtar si Erjon Hoxhallari, i pezulluar pas të kuqit të marrë kundër Luftëtarit. Imami zë vendin e tij dhe Ze Maria mund të pozicionojë Sedat Berishën në qendër të prapavijës.
Braziliani i beson ekipit që mundi gjirokastritët një javë më parë dhe nuk ka ndryshime të tjera. Skënderbeu-Tirana luhet prej orës 18:45, ndërkohë që për të gjykuar këtë takim është përzgjedhur Orlando Kuka, i cili do të ketë krah tij dy asistentë si Denis Agaraj dhe Ani Koçiaj.
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 22 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu-Tirana
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Lulaj, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Imami, Mauexhe, Daja, Hasani, Oduamadi, Kobinas, Blazhevski. Trajner: Ze Maria
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Agaraj, Ani Koçiaj, Enea Jorgji.
Delegat: Bujar Pregja ; Vëzhgues: Myrteza Allkja