Pep, Klop dhe Palas në mes, historia i “jep” titullin Liverpulit

Krejt papritur, ashtu si para pak kohësh ndaj Lionit në Champions League, makineria perfekte e Pep Guardiolës u ndal ndaj Kristal Palas dhe Liverpuli kryesues ka marrë një dhuratë para kohe për festa.

Jo vetëm kaq, sepse nëse shakatë e fatit dhe parandjenjat e atyre që besojnë te kombinimet kozmike të ngjarjeve kanë ndopak vlerë, atëherë Liverpuli mund të ëndërrojë titullin kampion.

Më 22 dhjetor 1990, fiks 28 vite më parë, Palas fitonte ndaj Mançester Sitit dhe më pas Liverpuli fitonte kampionatin anglez.

Tani Liverpuli ka 4 pikë avantazh dhe nuk ka pësuar ende humbje në Premier Ligë, ndërsa Klop ka një bindje, apo një strategji: “Nuk kanë defekte”, duke folur për rivalin e vetëm për titull.

Roj Hoxhson me Palasin e tij mistrec i bënë një dhuratë Liverpulit, historia i jep shpresë, por Siti është ende shumë pranë dhe në ditët e para të janarit do të shohim përballjen e vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online