Hafizi: Kukësi skuadër më e kompletuar se Partizani, po bëjnë hapa galopantë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Astrit Hafizi, është shprehur se Kukësi ka një skuadër më të kompletuar se sa Partizani i vendit të parë. Në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku shkodran komplimentoi dhe blerjen e lojtarëve brenda tregut vendas.

“Partizani ka shënuar vetëm një gol për ndeshje. Nuk është se po tregojmë një supremaci. Kukësi është duke bërë hapa galopant, Teuta po ecën mirë gjithashtu. Me grupin e lojtarëve që ka Partizani do e quaja  një sukses edhe po të renditeshin në vendin e dytë”.

“Skuadra e Kukësit është me kompletuar se Partizani. Patën disa vështirësi në fillim për shkak të ndeshjeve në kupat e Europës. Më pëlqen që kanë marrë lojtarë brenda kampionatit. Tani kanë marrë disa elementë të mirë nga Luftëtari”, tha Hafizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online