Pengu te Kukësi dhe lidhja me tifozët, Besar Musolli flet si “ish”

Një dëmtim i gjatë, rikuperim aspak i lehtë dhe largimi, i cili erdhi si “rrufe në qiell të hapur”. Kukësi vendosi të prishte kontratën me Besar Musollin, edhe pse, për vite me radhë 29-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe kishte statusin e kapitenit të dytë. Në një intervistë për “Radio Kukësi”, mesfushori foli për aventurën 7-vjeçare me klubin verilindor, lidhjen me tifozët, ndërsa tregoi edhe pengun e mbetur pas këtij largimi të papritur.

Largoheni pas shtatë sezoneve nga Kukësi, si ishte kjo ndarje për ju?
-E kam thënë edhe më përpara, që aty jam ndjerë si në familjen time. Tifozët kukësianë do të jenë si një familje e dytë për mua.

Cili ka qenë momenti më i bukur gjatë këtyre viteve me ekipin?
-Momenti më i lumtur ka qenë fitimi i trofeut të parë në Kupën e Shqipërisë. Ishte trofeu i parë i klubit dhe isha kapiten. Një moment i paharruar!

Aty shënuat edhe 11-metërshin vendimtar të finales, e cila e shton peshën e atij momenti?
-Gjithçka ka qenë më ndryshe, grupi ka qenë më i mirë. Ishte një kënaqësi, që nuk e kam përjetuar deri më tani.

E kishit menduar një largim të tillë nga Kukësi?
-Largimin tim e kisha menduar me një ndeshje të fundit, para tifozëve, për të marrë duartrokitjet e tyre. Megjithatë, jo gjithçka ndodh ashtu si mund ta dëshirosh, por i përshëndes të gjithë mbështetësit e Kukësit.

Pas largimit, opinioni sportiv në Kukës dhe tifozët ju kanë dhënë shumë mbështetje… çfarë besoni se ju ka bërë kaq të veçantë?
-Nuk më pëlqen të flas për veten. Jam ndjerë vërtetë shumë i respektuar, sepse në momentet e mia më të vështira, ata kanë bërë shumë për mua dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës.

Kur ju bashkuat në fillim Kukësit, e mendoje se do të ishte një rrugëtim kaq i gjatë?
-Kur erdha, isha një lojtar i ri, i sapo ardhur nga një kampionat ndryshe. Megjithatë, asnjëherë nuk mundohem ta parashikoj të ardhmen. Edhe me Kukësin, gjithçka rrodhi natyrshëm.

Cila do të jetë e ardhmja e Musollit?
-Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por në harkun e pak ditëve do ta mësoni te cila skuadër do të jem. Shpresoj që të vijë një ofertë e duhur dhe të vendos për të ardhmen.

Do të vazhdoni të luani në Shqipëri, apo ndoshta të ktheheni në Kosovë?
-Edhe këtë nuk e di, megjithatë të jem i sinqertë, për momentin nuk kam asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online