Penalltia dhe “indiferenca” e VAR-it, Niki: Gabim i pafalshëm, do të japin llogari!

Rasti i dyshimtë i Zaniolos në ndeshjen Roma-Inter ka sjellë polemika të shumta në Itali. 19-vjeçari i Romës u pengua në zonën nga D’Ambrozio, ndërsa kryesori Roki sinjalizoi vazhdimin e lojës.

Lojtarët e Di Françeskos protestuan dhe kërkuan shikimin e VAR-it, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Roki nuk u sinjalizua nga Fabri (arbitri në dhomën e VAR-it), i cili i ka patur të qarta pamjet.

Të gjithë e pamë çfarë ndodhi, nuk është nevoja të flasim më shumë për atë rast. Dua të marr vesh se përse arbitrat e dhomës së VAR-it, nuk e panë atë rast. Është e turpshme”, reagoi Françesko Toti, ish-kapiteni legjendar i Romës.

Marçelo Niki

Për episodin e ndodhur ka reaguar dhe Marçelo Niki, presidenti i shoqatës së arbitrave në Itali. Ky i fundit ka mbetur i befasuar nga një gabim i tillë dhe ka paralajmëruar masa për personat përgjegjës.

Nuk arrij ta kuptoj se si ndodhi një gabim i tillë, një mbikëqyrje e pakonceptueshme. Ricoli do të merret me këtë që ka ndodhur, le të kthejmë faqe dhe të rikthehemi të flasim për futboll”, sqaron shkurt Niki, duke pranuar gabimin e Fabrit. Ky i fundit duhet të sinjalizonte Rokin dhe pamjet do të detyronin arbitrin kryesor të akordonte penallti për Romën. Direkt mbas këtij episodi, Interi shënoi gol me anë të një aksioni shumë të bukur, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online