Merkato nuk është hapur akoma, por tek Arsenali nuk dëshirojnë të humbin kohë. Trajneri i Arsenal, Unai Emeri, kërkon rikthimin e londinezëve në Champions dhe u ka bërë të qartë drejtueseve se duhen blerje të reja. Kjo kërkesë ka marr konfirmimin nga drejtuesit e “Topçinjve”, të cilët e dinë mirë se duhet të shpenzojnë nëse duan të jenë në katërshen më të mirë.
Më saktësisht, sipas Emeri, duhet një zëvendësues për Ramsej dhe profili i Husem Aouar duket i duhuri. Ky i fundit i është bashkuar Lionit në vitin 2016 dhe ka një kontratë 3-vjeçare. Gjithashtu 20 vjeçari është nominuar për “Golden Boy” këtë vit.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do arrijë të “rrëmbejë” mesfushorin apo jo. Vlen të përmendet fakti se në garë për të është edhe Liverpuli, kështu që në Londër duhen të kenë kujdes.