FOTO | “Strategjia e Pakult”, te Kukësi “punojnë” me harmoninë në grup

Peter Pakult u largua në verë nga Kukësi, por duket se disa nga teknikat e tij nuk janë harruar nga një pjesë e lojtarëve. Timonieri austriak ishte i fiksuar pas harmonisë në grup, aq sa kërkonte që gati çdo javë ekipi të grumbullohej dhe të darkonte, por duhej që njëri apo dy nga lojtarët të paguanin për gjithë ekipin.

Edhe pse mund të ishte paksa e kushtueshme për ndonjë lojtar, kjo “strategji” për të bashkuar grupin duket se është pëlqyer nga lojtarët që mbrëmjen e djeshme janë bashkuar të gjithë në një restorant në qendër të kryeqytetit dhe kanë kaluar disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sulmuesi Rxhinaldo ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se grupi është i bashkuar. Verilindorët kanë një ndeshje mjaft të vështirë të premten, ku do të sfidojnë  Partizanin kryesues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online