Pasuesi i Gabit, Atletiko nis misionin e pamundur

Atletiko Madrid nuk do të ketë në gjirin e saj sezonin e ardshëm Gabin, pasi kapiteni ka zgjedhur ta vijojë karrierën në katar tek skuadra e Al Sad. Spanjollët kërkojnë një zëvendësues për një nga lojtarët kryesorë të tyre dhe sytë i kanë hedhur nga Gjermania, madje kanë shënjestruar një objektiv të vështirë.

Arturo Vidal është dëshira e Atletiko Madrid dhe për mënyrën e lojës së spanjollëve, mesfushori kilian është perfekt. Grintë, ego dhe lider, çka i nevojitet skuadrës së Diego Simeones. Gjithsesi bëhet fjalë për një pistë të vështirë, edhe pse Bajerni i Mynihut nuk është se bën shumë llogari me mesfushorin.

Bavarezët do të mirëprisnin një ofertë për Vidalin, por sikurse shkruan “sport1.de”, Atletiko Madrid po mendon të tentojë huazimin me të drejtë blerjeje të mesfushorit, gjë që zor do të pranohet nga ana e kampionëve të Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online