Prezantohet Runi, Uashingtoni e shpall ditë feste

Uejn Runi esetë prezantuar sot te DC United, duke nisur zyrtarisht aventurën në futbollin amerikan.

Shënuesi më i mirë i kombëtares angleze ka lënë Premier Ligën për një kontratë milionere në MLS, ndërkohë që do të transferohet familjarisht në Amerikë.

“Jam entuziast për projektin, është momenti i duhur për të ardhur dhe ka qenë vendim i shkëlqyer transferimi këtu me gruan dhe fëmijët. Është e vështirë të përshkruaj gjithë dashurinë e treguar nga tifozët, jam këtu për të ndihmuar skuadrën të rritet”, tha Runi gjatë prezantimit.

The Wonder Boy vendosi të largohej nga ekipi i qytetit ku u rrit, Evertoni, pas vetëm një sezoni aty, pas rikthimit nga Mançester Junajtid.

Edhe qyteti i Uashingtonit ka vendosur ta nderojë, sepse 2 korriku 2018 është shpallur “Rooney day”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online