Pasoja për Partizanin pas derbit, Disiplina e pamëshirshme

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka marrë vendimet në lidhje me parregullsitë e shfaqura në fundjavë. Në “lupë” kanë kaluar edhe Partizani e Tirana, që u përballën mes tyre të premten.

Të kuqtë janë dënuar një ndeshje pa tifozë dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë mbështetjen e tyre në takimin e rëndësishëm kundër Kukësit. Edhe bardheblutë e kanë pësuar, por për ta ka vetëm gjobë.

VENDIMET E DISIPLINËS – FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve pirro-teknike,në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lek.

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke dëmtuar ambientet sportive të stadiumit “Selman Stërmasi”, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *