Zëvendësimi i Antuan Grizman nuk është aspak i thjeshtë dhe Atletiko Madrid e mirë këtë fakt. Drejtuesit e klubit spanjoll nuk duan të nxitohen dhe po monitorojnë situatën për të ndërhyrë në momentin e duhur.
Një prej emrave që pëlqehet shumë është Ante Rebiç. Sulmuesi kroat është rritur shumë në dy sezonet e fundit dhe është një prej pikave kyç të Ajntrahtit të Frankfurtit. Gjermania Bild flet për interesimin e Atletikos, që duhet të mposhtë konkurrencën e Interit.
Karakteristikat e 25-vjeçarit nga Spliti pëlqehen shumë nga Diego Simeone, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin negociatat me homologët gjermanë.