Atletiko Madrid nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi madrilen ka arritur akordin me Espanjolin për shërbimet e Mario Hermosos, duke përforcuar në këtë mënyrë mbrojtjen.
24-vjeçari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë dhe prej dy vitesh është pjesë e ekipit katalanas. Paraqitjet pozitive me Espanjolin bënë të mundur që në nëntor të vitit të kaluar të debutonte me kombëtaren e Spanjës.
Mediat katalanase raportojnë se Atletiko do të paguajë 29 milionë euro (25 dhe 4 në formë bonusesh), ndërsa Espanjoli mban 20% të kartonit në rast të një rishitje në të ardhmen.