Pas një dekade te Atletiko, mbrojtësi largohet drejt Amerikës

Mbrojtësi spanjoll, Hunafran Torres, luajti për plot 10 vite te skuadra e Atletiko Madridit, ku bëri shumë paraqitje të mira dhe fitoi trofe të rëndësishëm. Një punëtor i palodhur, Huanfran ishte mbrojtësi i duhur për trajnerin Simeone.

Por në fundin e sezonit të shkuar, Huanfran dhe Atletiko u divorcuan, me mbrojtësin spanjoll që është një lojtar i lirë. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe flitej se do të kishte një kalim të tij në Brazil, me Korinthias dhe San Paolon që kërkonin shërbimet e tij.

Por 34-vjeçari ka vendosur që të transferohet në MLS, kampionatin amerikan të futbollit, te skuadra e Nashville SC. Aktualisht, Huanfran është me pushime me familjen e tij, por firma mbi kontratën me klubin amerikan nuk do të vonojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online