Edhe Kristiano Ronaldo në telashe me ligjin, asht si Lionel Mesi.
Ylli portugez është paditur nga Tatimet në Spanjë, pasi ka fshehur fitime që kapin shifrën e 14.7 milionë eurove, për periudhën 2010-2014.
Sipas akuzës, Real Madridi ka krijuar një strukturë me anë të së cilës i çonte të ardhurat e Ronaldos për të drejtat e imazhit fillimisht në parajsa fiskale dhe më pas në Irlandë, duke evituar pagesat ndaj shtetit spanjoll, që ka taksa shumë më të larta se Irlanda.
Gjithashtu, ka edhe shkelje të tjera në lidhje me administrimin e të drejtave të imazhit, që do të thotë se Ronaldo do të duhet të dalë para gjykatës, ashtu si shumë futbollistë e ish-futbollistë në Spanjë.
Mesi u dënua me burg, që e konvertoi në suprgjobë, por duket se tani do ta imitojë Ronaldo.