Partizanit i mbyllet stadiumi, Tirana mbytet në gjoba. “Gozhdohet” Aleksi

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka marrë vendimet e saj për parregullsitë e shfaqura gjatë javës së shkuar. Sytë ishin nga Partizani, pasi pati incidente. Disa tifozë goditën fotografin e Flamurtarit dhe të kuqtë janë dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe me 2 milionë lekë gjobë.

Dyfish është gjobitur Tirana për sjelljen e tifozëve të saj në stadiumin “Skënderbeu”. Një javë më parë 3 milionë ishte gjoba për bardheblutë. E ka pësuar edhe Luftëtari e Skënderbeu, që gjithashtu janë gjobitur, ndërkohë që është dënuar me katër ndeshje Albano Aleksi i gjirokastriteve.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .

-Lojtari i KF “Luftëtari”, Albano Aleksi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

-KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, për shkak të përseritjes së shkeljes, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) Lekë.

-FK “Partizani”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër “Flamurtari” FC duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 64/b)/c)/e); 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

-KS “Kastrioti”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online