Partizani-Skënderbeu, 3500 bileta të shitura

Partizani dhe Skënderbeu përballen mes tyre prej orës 19:00. Një ndeshje që vlen për të mësuar se kush do ta kryesojë Superioren pas javës së dhjetë të kampionatit. Interesimi i tifozëve është i madh dhe deri më tani numri i atyre që janë shitur shkon në 3500.

Sikurse raportohet në “Supersport”, drejtuesit e Partizanit presin që deri para fillimisht të ndeshjes të shiten edhe më shumë bileta dhe minimalisht në stadium të ketë rreth 5 mijë tifozë. Të gjithë këto bileta të shitura përkthehen në të ardhura për klubin kryeqytetas.

Dihet që një biletë në tribunën kryesore kushton 1500 lekë të reja, ndërsa në tribunat e tjera 400 lekë. Çmimet janë më të larta se në takimet e tjera të kampionatit, kjo edhe për shkak të rëndësisë dhe rivalitet që Partizani dhe Skënderbeu kanë mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online