Partizani pazar te Kukësi, Emini e Lena në shënjestër

Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që do të jetë Mark Juliano, por ndërkohë po lëviz edhe merkatoja në hyrje e lojtarëve.

Klubi i kuq pret ende përforcime me lojtarë të huaj, por ndërkohë sheh nga Kukësi për ndonjë afrim.

EMINI – Izair Emini është synim për sulmin e kuq, por situata e tij është e ndërlikuar. Kukësi nuk e kishte në planet e veta, por paraqitja e shkëlqyer ndaj Sherifit ka bërë që klubi verilindor të mendohet mirë. Situata e sulmuesit është absurde, sepse Kukësi tani pretendon që i ka rinovuar kontratën, pa paralajmërim, në bazë të klauzolave pa fund që i ka futur në kontratë. Emini pretendon se është i lirë dhe ka biseduar me disa klube, Partizani pret që sulmuesi të mbyllë marrëdhëniet me Kukësin.

LENA – Mesfushori shqiptar nga Maqedonia është në shtëpi tani. Paa Sherifit deklaroi se ka mbyllur gjithçka me Kukësin, por pret ofertë, si nga verilindorët, ashtu edhe klubet e tjera. Partizani e ndjek me kujdes, tani sheh një mundësi të mirë përforcimi, por pa nisur ankand.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online