Sabatini: Kros nuk ka lidhje me Interin, titullin nuk e fiton Juventusi

Valter Sabatini është bërë koordinator i zonës teknike për klubet e zotëruara nga Suning dhe natyrisht prioritet për të është Interi.

Drejtesi i njohur ka folur për Corriere dello Sport dhe ka lëshuar disa deklarata shumë interesante.

“Nuk është e lehtë të punosh me pronarë të huaj, ka shumë pengesa. Po mundohem të njoh mentalitetin kinez, mënyrën e të menduarit, komunikimin që shpesh është i heshtur. Nuk është e lehtë, jemi botë të ndryshme.

‘Merkatoja? Tregu është i çmendur, është krijuar një vorbull e çuditshme, një tullumbace që rrezikon të plasë. Çmimet që qarkullojnë janë anormale. Tregu drogohet, kur një futbollist ka klauzolë 220 milionë euro dhe sërish ka klube që e paguajnë.

“Titulli në Itali? E fiton Napoli.

“Toni Kros tek Interi? Nuk ka lidhje, është një broçkull, e shkruar nga gazetat në veri të Italisë. Asnjë top player nuk vjen në Itali.

“Bonuçi te Milani? Mbeta i shtangur, mendoja se ishte një institucion tek Interi. Me sa duket, nuk ka qenë rehat në Torino”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online