Partizani paguan “faturën”, i jep një lojtar Kamzës

Partizani mori nga Kamza Hektor Idrizajn dhe tashmë trajneri Skënder Gega e ka të “blinduar” krahun e djathtë të mbrojtjes. Por për të marrë vlonjatin të kuqtë do të heqin dorë nga një prej mbrojtësve të rinj.

SportEkspres.com mëson se në huazim te Kamza do të kalojë mbrojtësi shtatlartë Eneo Bitri. Gjoka ka nevojë për qendërmbrojtës dhe 22-vjeçari do të jetë një alternativë për skuadrën periferike të kryeqytetit në vazhdim.

Klubet kishin biseduar prej kohësh dhe Kamza nuk hiqte dorë pa paguar për Idrizajn, ndërkohë që kishte kërkuar edhe Erald Çinarin në huazim. Shkodrani nuk ishte dakord për këtë lëvizje, edhe pse do të kishte më shumë hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online