Di Françesko i larguar, një portugez gati për stolin e Romës

Eliminimi i Romës nga Kupa e Italisë nga Fiorentina me rezultatin e turpshëm 7 – 1, nuk është përtypur aspak mirë nga drejtuesit  e Romës. Pjesën më e madhe e fajit, natyrisht që i takon trajnerit Eusebio Di Françesko, i cili këtë sezon nuk ka arritur ta vërë në “shina” skuadrën e tij.

Sipas “Sportitalia”, fati i teknikut italian është vendosur tashmë shkarkimi i tij nga Roma është vetëm çështje orësh. Kandidati numër një për të zëvendësuar Di Françeskon është trajneri portugez Paulo Souza.

Paulo Souza

Sipas së njëjtës medie, një opsion për Romën është dhe Antonio Konte, por ish-trajneri i Juventus vjen me një “faturë” të lartë, që cilësohet e papërballueshme nga presidenti amerikan i verdhekuqve, Xhejms Palota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online