Partizani nuk ndryshon plan as objektiv, Luftëtari i sfidon

0

Partizani-Luftëtari është një takim mjaft interesant. Të kuqtë duan të ruajnë kreun e tabelës, ndërkohë që gjirokastritet synojnë të largohen nga vendi i parafundit. Një ndeshje që nis prej orës 17:00 dhe trajneri Gega ka bërë vetëm një ndryshim të detyruar në formacion.

Mungon kapiteni Alban Hoxha i dëmtuar dhe në vend të tij do të aktivizohet Xhika. Pjesa tjetër e formacionit do të mbetet e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj Kukësit. Hebaj sërish do ta nisë nga stoli dhe në sulm do të jetë sërish Bardhi, i mbështetur nga Mensah i vendosur pas tij. Nga krahët ndihmojnë Mala e Asani.

Te Luftëtari ka lëvizje të vogla gjithashtu. Janiçiç mungon dhe në mbrojtje krah Hoxhës është zhvendosur Oltion Rapa. Rroca nuk është ende gati dhe në mesfushë Ramadani dhe Rapo do të luajnë në qendër, kurse para tyre pozicionohet Ymeraj. Rimerr një vend titullari edhe Radoviç.

Sa i takon arbitrave të këtij takimi, kryesor është përzgjedhur Kreshnik Cjapi. Anësorë janë Grabova e Shazivari, kurse i katërt Emirion Sino.

Kategoria Superiore – Java 9
E diel, më 21 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-LUFTËTARI

Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Rapo, Radoviç, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Emirion Sino

Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.