Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një titull i hiqet një klubi dhe i kalon një tjetri me vendim në tavolinë.
Në vendimin e Komisionit të Etikës sot nuk përmendet se çfarë ndodh me të, por tashmë mungon vetëm zyrtarizimi: titulli i vjetshëm i shkon Partizanit.
Skuadra që e mbylli sezonin 2015-2016 në vendin e dytë të klasifikimit konsiderohet kampione dhe për këtë vlen precedenti i Calciopolit, skandalit të vitit 2006 në Itali, kur Juventusit iu hoqën dy tituj kampion.
Njëri prej tyre i kaloi Interit, ekipi i vendit të dytë, dhe tjetri nuk iu dha asnjë klubi, sepse dy vendet e para, Juventusi dhe Milani, u dënuan.
Tani i takon Komisionit të Disiplinës që të interpretojë vendimin e marrë nga Etika, por është e qartë që titulli i kalon vendit të dytë, Partizanit, përderisa nuk është i implikuar në ndonjë hetim.
Sikunder denuat dhe Skenderbeun, Jane dhe ekipe te theta qe duhen Denuar. Apo jo?
Tjera