Skënderbeu në revoltë: Na dënon pa fakte Komisioni i Federatës së Krimit

Skënderbeu ka reaguar ashpër pas heqjes së titullit të vitit të shkuar me vendim të Komisionit të Etikës në FSHF.

Me një komunikatë zyrtare, Skënderbeu ka paralajmëruar apel urgjent në KAS dhe ka sulmuar Etikën, por edhe Federatën, si kurrë më parë, duke e quajtur FEDERATA E KRIMIT.

KOMUNIKATA E SKËNDERBEUT

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën me dije tifozerinë korçare dhe opinionin sportiv se, menjëherë pas vendimmarrjes së Komisionit të Etikës të FSHF, është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi proçedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS-TAS).

Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent, i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë. Vetëm një organ i FSHF mund të transformonte një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin. Vetëm një organ i FSHF mund të proçedonte ndaj një subjekti pa i komunikuar atij akuzën, provat mbi të cilat ajo mbështetej apo subjektin akuzues. Vetëm Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë.

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ siguron tifozërinë korçarë se ky cënim dhe kërcënim që na është bërë sot nga ana e Komisionit të Etikës, veçanërisht me heqjen e një titulli kampion të cilën vetë UEFA e ka konsideruar mëse të merituar, do të ankimohet në çdo gërmë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërshtueshme.

Falenderojmë sportdashësit dhe komunitetin të cilin e kemi përfaqësuar denjësisht gjatë kësaj dekade për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Të sigurt, vazhdojmë përpara për të rishkruar çdo vit historinë e futbollit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online