Partizani e lëshoi çuditshëm, Dajsinani firmos për 4 vite në Korçë

Mario Dajsinani është zyrtarisht i Skënderbeut dhe është regjistruar dhe në listën për përfaqësimin e klubit korçar në Europa League.

Një surprizë e madhe, pasi nuk ishte përmendur asnjëherë si objektiv i Skënderbeut, por duket se klubi korçar është treguar shumë i vëmendshëm dhe ka përfituar më së miri nga situata e portierit të talentuar.

Dajsinani mbushi 18 vjeç dhjetorin e shkuar, duke mbushur moshën për të firmosur kontratë profesioniste, por Partizani nuk ia ofroi një të tillë. Klubi i kuq e mori Dajsinanin nga Besa në janar të vitit 2016 dhe e prezantoi si një përforcim mjaft cilësor, sidomos për të ardhmen e largët.

Megjithatë, nëse Alban Hoxha është i paprekshëm, Dajsinani me të drejtë shpresonte pak më shumë se 15 minuta kundër Kevitanit në një ndeshje kupe në shtator të vitit të shkuar. Portieri i kombëtares U-19 ka marrë një ofertë nga Skënderbeu dhe përfaqësuesit e tij nuk janë menduar gjatë, duke pranuar, aq më shumë që te klubi korçar po mendojnë për një të ardhme me të rinj në portë, pasi është edhe Teqja, ndërsa Orges Shehi është në fundin e karrierës.

Tani Mario Dajsinani ka firmosur për 4 vite në Korçë dhe Partizani nuk ka pasur asnjë reagim, shenjë se kontrata me Dajsinanin ka përfunduar këtë verë, ose është prishur me mirëkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online