Domzhale, “prova gjenerale” e korçarëve para Europës

Bardhekuqtë e trajnerit Ilir Daja do të luajnë sot ndeshjen e fundit miqësore në përgatitjet sllovene. Përballë do të jetë një tjetër skuadër sllovene, por me emër në kampionatin vendës, siç është Domzhale. Lajmi u konfirmua dje nga “Sport Ekspres” dhe mësohet se ndeshja do të nisë në orën 18:00.

Si për Skënderbeun, ashtu edhe për Domzhalen, do të jetë prova e fundit para ndeshjeve europiane. Edhe ekipi slloven luan në Europa League dhe në turin e parë do të përballet me estonezët e Flora Talin. Miqësorja e sotme do të jetë një provë e rëndësishme për trajnerin Daja dhe të tijtë, pasi do të provohet 11-shi, me të cilin mendohet të luhet ndaj Sant Julias më 29 qershor, në stadiumin “Skënderbeu”.

Ndryshe nga miqësoret e deritanishme, trajneri Daja do të mundohet të kryejë sa më pak zëvendësime deri në fund, pasi do të shohë deri ku ka shkuar me përgatitjet e kësaj faze. Në tri miqësoret e deritanishme Skënderbeu ka dy humbje dhe një barazim, por janë provuar shumë lojtarë. Sot ndryshon gjithçka dhe pritet një rezultat pozitiv nga korçarët.

Miqësoret e Skënderbeut në Slloveni

NK Shampion (Slloveni) – Skënderbeu   3-2

Shënues: Shkodra 30’, Plaku 65’ (11-metërsh)

Videoton (Hungari)-Skënderbeu            1-0

Rabotniçki (Maqedoni) – Skënderbeu     1-1

Shënues: Lilaj 75’ (11-metërsh)

Skënderbeu-Domzhale (Slloveni)           Sot, 18.00   

 

Mbyllen ditët sllovene,  nesër drejt Shqipërisë

Më 8 qershor, Skënderbeu do të nisej për në Slloveni, ku zhvilloi fazën përgatitore, që mbyllet sot. Pas ndeshjes miqësore, që Skënderbeu do të luajë ndaj Domzhales, korçarët do të bëjnë gati valixhet, pasi do të kthehen në Shqipëri për të vijuar përgatitjet deri më 29 qershor, kur luhet ndeshja e parë ndaj Sant Julias. Sot paradite, sipas programit të trajnerit Ilir Daja, skuadra do të zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa pasdite është ndeshja e fundit miqësore. Nesër, në orët e para të mëngjesit, ekipi do të marrë rrugën e kthimit. Nga Sllovenia do të niset në orën 9:45, që do të thotë se në Shqipëri ekipi do të mbërrijë pak pas mesditës. Me të mbërritur në Shqipëri, pjesa më e madhe e lojtarëve do të udhëtojë drejt Korçës, ndërkohë që “jabanxhinjtë” do të qëndrojnë vetëm pak orë pranë familjeve të tyre, pasi një ditë më vonë, më 23 qershor, të gjithë duhet të jenë në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”. Vetëm pas kthimit në Shqipëri ngarkesa stërvitore do të ulet për të gjithë lojtarët, pasi ndryshe nga Sllovenia, në javën e fundit bardhekuqtë do të zhvillojnë nga një seancë në ditë.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online