Partizani doli “huq”, mbrojtësi transferohet në Rumani

Partizani është ende në kërkim të dy lojtarëve për të mbyllur merkato. Një sulmues dhe një mbrojtës i djathtë synohen të merren. Një prej objektivave ishte mbrojtësi Jetmir Krasniqi, i cili ishte në kontratë me Luganon në Zvicër.

Tratativat e drejtuesve të kuq shkuan “huq”, por e bukura tani është se futbollisti i Kosovës ka ndryshuar ambient dhe do të luajë në kampionatin rumun. Voluntari ka bindur lojtarin dhe Luganon, që deri në janar e ka dhënë Kransiqin në huazim.

Mësohet se mbrojtësi nesër do të shkojë në Rumani dhe fillimisht do të bëjë vizitat mjekësore. Më pas prezantimi dhe gati për aventurën e re. Ndërkohë Partizani mbetet ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi Gega ka në dispozicion vetëm Labinot Ibrahimin  në atë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online