Partizani do ta sistemojë, ka një pistë për mesfushorin

Partizani afroi verën e shkuar shumë lojtarë dhe një pjesë e mirë e tyre u larguan. Edhe në janar pati disa “divorce” dhe mes atyre që ikën ishte edhe Realdo Fili, i cili kaloi te Kamza. Të kuqtë e lanë të ikte me parametra zero, teksa menduan të kursejnë pagën që lojtari merrte dhe në fakt nuk ishte e  vogël. Paguhej rreth 3000 euro në muaj dhe për një lojtar që luan pak, shpenzimi është i tepërt.

Gjithsesi tanimë lojtarët me potencial për të ardhmen nuk mund të ikin me parametra zero. Kjo po shihet me Alban Sulejmanin, mesfushorin e krahut të majtë. I marrë nga Legia e Varshavës, 20-vjeçari ka luajtur vetëm në shtatë takime. Dy herë e ka nisur si titullar dhe normalisht që kërkon të luajë.

Partizani mendon ta huazojë Sulejmanin dhe në Maqedoni është Renova klubi që i ka kthyer sytë nga mesfushori. Rikthimi te bardheblutë mund të shihej si hap pas, por për mesfushorin është me shumë rëndësi që të luajë rregullisht. Klubi shqiptar në Maqedoni ia mundëson këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online