Kristiano Ronaldo në Serinë A është një biznes gjigant, një operacion financiar që pasuron të gjithë dhe tashmë po shihen rezultatet.
Edhe klubet e tjera po ia shohin vlerën, sepse interesimi për Serinë A është rritur ndjeshëm dhe stadiumet do të nisin të mbushen sërish.
Për këtë arsye, Parma ka vendosur të përfitojë, sepse ka rritur çmimet e biletave në mënyrë drastike për ndeshjen kundër Juventusit në 2 shtator, për javën e tretë të Serisë A.
Sektori verior i stadiumit është një rekord më vete, sepse një biletë kushton 178 euro, nga 25 euro që kushton normalisht. 153 euro rritje, 600%, një çmenduri falë Kristiano Ronaldos. Interesante është se një abonim vjetor në një nga sektorët e stadiumit Tardini kushton vetëm 190 euro.