Alegri: Do punojmë dhe me të rinjtë, Klemencën ka cilësi

Juventusi ka arritur që të bëjë një nga goditjet më të bujshme në histori, duke afruar Kristiano Ronaldon në Torino. Po ashtu flitet gjithnjë e më shumë për një afrim të Pogbasë, çka do të regjistronte një tjetër transferimt të madh.

Gjithsesi, krahas afrimeve me emër bardhezinjtë po punojnë me lojtarët e moshave, pasi synimi i tyre është që të risin sa më shumë lojtarë që në të ardhmen të pasurojnë skuadrën e parë, por dhe të arkëtojnë të ardhura nga shitja e tyre.

Pas miqësores me Benfikën, Masimiliano Alegri u fokusua tek  performanca e Luka Klemencën, i cili gjeti rrugën e rrjetës, por dhe tek të rinjtë në tërësi: “Ai ka bërë një gol të mrekullueshëm dhe unë jam i lumtur sepse ai është një djalosh me cilësi. Unë jam i lumtur për të gjithë djemtë e rinj, të cilët janë me ne. Ata e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për të luajtur me skuadrën e parë. Juventusi po punon mirë me sektorin e të rinjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online