Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi tha për mediat italiane se e ardhmja e bardhezinjve është me Kristiano Ronaldon në qendër, si dhe konfirmoi se ka pasur një takim mes Andrea Anjelit dhe Masimiliano Alegrit sa i takon të ardhmes së trajnerit italian.
“Presidenti dhe trajneri kanë folur, janë sqaruar sa i takon pozicionit të Alegrit. Duhet të fokusohemi te ndeshjet që kanë mbetur dhe të fitojmë titullin e tetë radhazi në Serie A, duhet ta shijojmë një rekord të tillë.
Ronaldo? Pa asnjë diskutim ai është e ardhmja e Juventusit. Për momentin, jemi të fokusuar vetëm te fitimi i titullit, e duam sa më parë në duart tona”, përfundoi Paratiçi. Ronaldo u shpall dhe lojtari më i mirë i Juventusit i muajit mars.