Eden Hazard po kalon një formë të mrekullueshme dhe po zbavitet me Mauricio Sarrin në ekip. Lojtari belg i Çelsit është i lumtur në “Stamford Bridge”, por ai nuk e mohoi faktin se ëndrra e tij është të luajë një ditë me Real Madrid.
Një pohim i tillë ka sjellë shqetësim dhe frikë te tifozët e “Bluve të Londrës” dhe kolegu i tij Alvaro Morata ka dhënë një prononcim për “The Sun” për çështjen në fjalë. Sulmuesi spanjoll ka lënë të nënkuptohet se manovrat e klubit për ta mbajtur nuk vlejnë përpara dëshirës së vetë lojtarit.
“Hazard është një futbollist i madh, i cili mund të luajë në çdo pozicion. Nëse e ka bërë të qartë se ëndërron të luajë te Real Madrid, do të thotë se është kështu dhe ka shumë pak për të bërë. Të gjithë jemi shprehur se lojtari nuk dëshiron të largohet, që dëshiron të qëndroje këtu, por nëse Real do të bëjë një ofertë për të, ajo që mendojmë ne nuk do të krijonte ndonjë problem.”
“Gjëja pozitive është se Eden ka një lidhje të veçantë me klubin, është i lumtur këtu dhe nuk është një nga ato raste kur lojtari dëshiron të largohet me çdo kusht. Megjithatë, Çelsi bën mirë ta ketë të qartë dëshirën e lojtarit“, përfundon Alvaro Morata.