Paralajmërimi i fundit, Fanatics mesazh të qartë Tiranës

Tirana e ka nisur keq kampionatin. Një pikë në tre ndeshje i ka bërë me hije tifozët, që nuk duan të përjetojnë një tjetër sezon si ai i para dy viteve në Superiore. Pas ndeshjes me Kukësin pati akuza për të gjithë, ndërkohë që para ndeshjes me Luftëtarin ka paralajmërime.

Tirona Fanatics kanë dalë me një komunikatë dhe kërkojnë nga ekipi pikë në vazhdim, ndryshe ata do të ndërhyjnë. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e ultrasve bardheblu të shpërndarë në faqen e tyre në “Facebook”.

“Të dielën në 18:45 Tirona në letër dhe joTirona në fushë luan në “Selmon Stermosi” kundër Luftëtarit… Fanatics do të jenë aty 1 orë para.

Kjo është një mundësi reale e lojtareve ta tregojnë veten, se vetëm disa, mund të jenë sadopak të denjë të veshin fanellën historike bardheblu, përderisa deri tani kanë treguar vetëm të kundërtën.

Duke parë ecurinë e ekipit deri më tani dhe kalendarin që na pret pikët janë kusht! Ama në qoftë se ecuria e këtij sezoni i përngjan sadopak sezonit të kaluar, NE NUK DO TA LEJOJME!

Tirona mund të jetë pa president, pa lojtarë të denjë, mund të ketë dhe vite pa kapiten në fushë, ama Tirona nuk mund të jetë kurrsesi pa tifozë! Të dielën…”, shkruhet në komunikatën e Fanatics.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *