Kamza e gjitha në sulm, Kastrioti i përgjigjet njëlloj

Kamza dhe Kastrioti e nisën kampionatin me fitore dhe më pas u thyen në dy ndeshje. Sot përballen mes tyre në një stadium të boshatisur dhe tre pikët janë objektivi i vetëm për skuadrën vendase. Krutanët edhe me një pikë do të ishin të kënaqur, pasi luajnë në transfertë.

Gjithsesi, Klodian Duro dhe Elvis Plori kanë menduar të rreshtojnë në fushë ekipe me forca të shumta sulmuese. Kastriotit i është rikthyer Çela në mbrojtje, por Husein ka pasur probleme dhe mund ta nisë nga stoli sot. Te Kamza mund të jetë dita e Orelesit për të debutuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E shtunë, më 15 shtator, ora 15:45
Stadiumi i Kamzës, Kamzë

KAMZA-KASTRIOTI

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Orelesi, Roloviç, Plaku, Martinena. Trajner: Klodian Duro

Kastrioti: Kuka, Shehi (Husein), Lila, Çela, Stijepoviç, Çutra, Mziu, Roxer, Bardhi, Marku, Atsina. Trajner: Elvis Plori

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ilir Tartari,  Orgest Grabova, Emirion Sino

Delegat: Bujar Pregja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online