Panuçi urdhër për Mavrajn, nuk bëhet përjashtim as për kapitenin

Mërgim Mavraj ka marrë vëmendjen e medieve greke ditën e djeshme, kjo për faktin se mbrojtësi mund të mungojë në ndeshjen e kësaj të hëne që skuadra e tij Aris do të zhvillojë me Apollonin. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim apo për ndonjë dëmtim, por ka të bëjë me grumbullimin e Kombëtareve.

Kristian Panuçi e ka treguar dhe më parë se nuk pranon asnjë justifikim dhe i do të gjithë lojtarët që ditën e parë që nis grumbullimi, ose në të kundërt, dera është e hapur, Kujtojmë rastin e  Sokol Cikalleshit, i cili në verën e shkuar nuk mund të bashkohej me Kombëtaren për shkak se do të nënshkruante një kontratë të re dhe kërkoi leje disa orë, por pas kësaj kërkese tekniku italian e la jashtë liste për ato ndeshje. Po ashtu kavajasi nuk është një prej të preferuarve të trajnerit aktual.

Një ngjarje e ngjashme duket se po përsëritet, pasi Panuçi i ka kërkuar Mavrajt, që të jetë të hënën me skuadrën në stërvitje me kuqezinjtë. Aris ka kërkuar që lojtari të luajë dhe ndeshjen e të hënës dhe më pas të jetë në dispozicion të Kombëtares, por kjo gjë është refuzuar nga FSHF, gjithnjë pas negociatës me trajnerin, i cili edhe një herë tjetër do të tregojë se rregullat e tij janë të shenjta dhe përjashtim nuk bën askush, madje as kapiteni.

Vetë Mavraj e ka telefonuar Pnauçin, siç mediat fqinje raportojnë, por trajneri nuk ndryshon mendje dhe i qëndron bindjeve të tij se mbrojtësi duhet të jetë me pjesën tjetër të skuadrës. Sigurisht, duke qenë se bëhet fjalë për një ndeshje zyrtare, FIFA i jep të drejtë Kombëtareve që të vendosin nëse do i lejojnë lojtarët e tyre që të kenë ndonjë ditë më shumë leje apo jo, por kjo situatë nuk duket e mirë.

Nuk është e njëjta problematikë për Bashën, i cli për këtë ndeshje është i pezulluar dhe pa problem mund të bashkohet me skuadrën përfaqësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online