Panuçi bën gati “bunkerin”, 5 mbrojtës dhe Grezda pas Sadikut

Shqipëria zbret në fushë sot në mbrëmje (20:45) në Alikante, për sfidën kundër Spanjës, rival dukshëm superior, ndaj trajneri Kristian Panuçi ka ndërmend të ndërtojë një “barrikadë” para Etrit Berishës, për të vendosur sa më shumë në vështirësi sulmin spanjoll.

Në Shkodër Spanja na mundi pa vështirësi, por Panuçi kërkon të ndërtojë një mbrojtje më të ngjeshur, duke shtuar dhe Balliun në prapavijë, ku jemi pa Mërgim Mavrajn.

Ndërkaq, në mesin e fushës Taulant Xhaka do ta nisë nga fillimi, duke parë edhe mungesën e Abrashit, ndërsa Kaçe e Basha pritet të kompletojnë repartin, që do të ketë detyra kryesisht mbrojtëse. Për të ndihmuar Sadikun e vetëm në sulm do të mendojë Eros Grezda, i cili ka një rast të artë për të treguar se është gati për hapin e madh, për t’u bërë titullar në kombëtare.

Të paktën këto ishin indiciet e marra nga stërvitja e fundit e Shqipërisë, por Panuçi e ka përsëritur shpesh që formacionin ia zbulon skuadrës në orët para ndeshjes.

FORMACIONI ANTI-SPANJË

Berisha – Balliu, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Agolli – Xhaka, Kaçe, Basha – Grezda, Sadiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online