“Paketa është një fenomen i vogël, ju tregoj rolin e tij natyral”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ziko është një nga emrat më të mëdhenj të Brazilit në futboll. Ish-organizatori i famshëm është ndalur të japë një koment dhe mendimin e tij për Lukas Paketën.

Pavarësisht se 21-vjeçari i Milanit qëndroi në stol gjatë fitores 2-0 kundër Argjentinës, triumf që kualifikoi Brazilin në finalen e madhe të Kupës së Amerikës, Ziko nuk i kursen elozhet për të.

Paketa është një fenomen i vogël dhe ka arritur ta menaxhojë shumë mirë krahasimin që i bëjnë njerëzit me Kaka. Ka gjithçka për t’u bërë një futbollist i madh. Nuk është një trekuartist, por një numër 8. Mund të shënojë shumë gola me inkursionet e tij, mos të harrojmë që ka edhe një goditje të mirë me kokë”, përfundon Ziko.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *