Pa Radas e Krasniqin, Shehit ia shton dhimbjet e kokës edhe një titullar tjetër

Skënderbeu luan të premten në Kamëz kundër Kukësit, ndërkohë që për trajnerin Orges Shehi ka dhimbje koke. Në takimin ndaj verilindorëve mungojnë dy futbollistë titullarë dhe ai duhet të gjejë zëvendësuesit.

Sulmuesi Blerim Krasniqi ende nuk është bashkuar me grupin dhe do të mungojë edhe ndaj Kukësit. Oto Xhon pritet ta zëvendësojë sulmuesin kavajas. Gjithashtu edhe kapiteni Marko Radas nuk mund të aktivizohet me verilindorët.

Kroati ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Lulaj ose Kamba Sambou janë alternativat dhe Shehi duhet të ndajë mendjen deri të premten. Por së fundmi në kampin korçar është shfaqur edhe një tjetër problem.

Mesfushori Gjergji Muzaka ka pasur një shqetësim dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Kukësit. Mesfushori sot nuk  ka punuar me grupin, por shpresohet që deri të premten do të jetë gati. Gjendja e tij do të shihet gjatë këtyre ditëve. Gatishmëria e tij për ndeshjen me verilindorët do të ishte një lajm i mirë për Shehin dhe stafin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *