Pa “gjysmë skuadre”, PSG nis mbarë kampionatin

Nejmar e ka nisur sezonin e ri në tribunë. Lojtari më i shtrenjtë në botë nuk lejohej të luante sot, në startin e kampionatit, pasi dokumentacioni i transferimit nga Barcelona nuk u kompletua në kohë.

Megjithatë, ndeshja kundër Amiensit debutues u kthye në festë pa nisur ndeshja, sepse braziliani u prezantua me një ceremoni madhështore.

Për sa i përket ndeshjes, PSG fitoi 2-0, me golin e parë të kampionatit shënuar nga Edindon Kavani në minutën e 42-të. Vetë uruguajani dha asistin për golin e dytë, shënuar nga Pastore, në minutën e 80-të.


Paraqitje dinjitoze nga Amiens, skuadër që vlen 13 milionë euro në transfermarkt, ndërsa PSG vlen mbi 580 milionë euro. Për fatin e Amiensit, sot PSG ishte pa gjysmë skuadre, sepse mungonte Nejmar, i cili i vetëm vlen sa gjysmë skuadre, me 222 milionë eurot që shpenzoi PSG për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *