Laçi i ka sytë nga finalja e Kupës së Shqipërisë dhe nga KAS, pasi me një pikë në ndeshjen me Teutën dhe Kukësin fitues të Kupës, atëherë bardhezinjtë mund të marrin pjesë në kupat e Europës.
Flamurtari nuk është licencuar, kurse korçarët presin vendimin e KAS. Kështu edhe vendi i gjashtë mund të shkojë në kupat e Europës, por varet nga finalja e Kupës. Kurbinasit kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar, atë me Teutën në transfertë. Trajneri Sulejman Starova nuk do të ketë të gatshëm katër titullarë për sfidën me durrsakët.
Sebastian Toro vijon të jetë i dëmtuar, ndërkohë që edhe Jon Mersinaj ka plotësuar kartonët e verdhë dhe mungesat në mbrojtje bëhen dy. Gjithsesi Domgjoni është i gatshëm dhe trajneri Starova mund t’i besojë në Durrës. Të pezulluar janë edhe dy lojtarë të mesfushës.
Nikola Eller dhe Enis Çokaj gjithashtu u ndëshkuan me kartonë të verdhë, i katërti për ta, dhe mungojnë. Jonuzi zëvendëson njëri, ndërkohë që mbetet për t;u parë nëse do të ndryshohet moduli apo ndonjë lojtar tjetër do përshtatet në mesfushë. Alternativat nuk janë të shumta, pasi Najdenov është larguar pa u mbyllur kampionati, kurse Smaçi ende nuk është rikuperuar.