“Jemini donte të sistemonte kampionatin”, Rama: Ja pse nuk ndiqte Kukësin!

Safet Gjici, me të qeshur e të ngjeshur akuzon Lorenc Jeminin në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Sipas presidentit të Kukësit, ish-arbitri i FIFA-s tentonte të vendoste fatet e titullit.  “Jemini më mirë këtu në studio, jo se nuk dinte. Mundohej të sistemonte kampionatin. Duke qenë se ishte më mirë se të tjerët, bënte ca gjëra…

Donte të vendoste kampionatin. Bënte me kokën e tij? Unë njoh kokën e tij. Vjen në stadium vecc kur luan Partizani, s’e kam parë te Kukësi. Kur donte i mbante ndeshjet perfekt. Normal gabojnë arbitrat. Kur nuk ka tendenca, OK”, u shpreh Gjici, herë serioz, herë duke qeshur.

Olsi Rama ndërkohë në formë batute i tregon Gjicit se pse Jemini nuk e ka ndjekur Kukësin: “Jemini më tha se shkova për të parë Kukësin në Kamzë, ishin në Shkodër, pastaj në Elbasan (qesh). Keni shëtitur shumë”. Presidenti i Kukësit sigurisht nuk mund të qëndronte pa u përgjigjur: “Prandaj e fituat ju, se ishim vërdallë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online